E TRISHTË – Arti shqiptar në zi, shuhet në moshën 82- vjeçare aktori Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

E TRISHTË – Arti shqiptar në zi, shuhet në moshën 82- vjeçare aktori Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

Ka ndërruar jetë sot, 31 janar, në moshën 82-vjeçare aktori i mirënjohur, Fitim Makashi, babai i këngëtarit Redon Makashi. Ai u shua si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.Shuarja e tij përbën një humbje të madhe për kinematografinë shqiptare, pasi ishte një figurë e rëndësishme e teatrit dhe kinemasë, dhe ka lënë pas një trashëgimi të vyer artistike.Fitim Makashi lindi më 10 prill 1944 në Gjirokastër. Në vitin 1963 nisi studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë për aktor dhe mbaroi në 1967. Për një kohë të gjatë punoi si pedagog në ILA dhe në të njëjtën kohë pati një angazhim të herëpashershme në Teatrin Popullor (sot TK). Zyrtarisht ishte viti 1978 kur u emërua aktor në këtë Teatër, vendi ku vazhdoi karrierën...