E shkelmoi mushka/ Urgjenca Kombëtare dërgon helikopter për 8 vjeçarin
Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore sqaron se Albioni 8 vjeçar nga fshati Bashaj i Vlorës, është dërguar këtë të hënë me helikopter drejt spitalit rajonal, pasi orët e fundit gjendja e tij shëndetësore po rëndohej dhe vogëlushi po shfaqte temperaturë të lartë. Si pasojë e motit të keq dhe dëmtimit të rrugëve, zona Bashaj – Mesaplik në Vlorë mbeti pa akses rrugor dhe menjëherë pas thirrjes për ndihmë në Njësinë e Koordinimit të Urgjencës 127, është vendosur që atje të dërgohej helikopteri. QKUM-ja sqaron se Albioni është qëlluar me shkelmë nga mushka në pjesën e përparme të kokës, më datë 3 Janar 2026, dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Vlorës. Aty, vogëlushi ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është mbajtur nën kontroll të...
Burimi:
ntv.al