E rëndë/ Zhduket 21-vjeçarja shqiptare në Itali, ja ku fokusohen hetimet e para
Një 21-vjeçare është zhdukur prej disa ditësh në zonën e Foggias në Itali, ndërsa hetimet e autoriteteve po përqendrohen edhe te pista e prostitucionit dhe te personat që mund të kenë pasur kontakt me të para zhdukjes. Sipas mediave italiane, e reja është parë për herë të fundit pasditen e 2 marsit pranë një rruge nacionale në provincën e Foggias. Pas denoncimit për zhdukjen e saj, policia dhe ekipet e kërkim-shpëtimit kanë zhvilluar kontrolle të shumta në zonë. Gjatë kërkimeve është gjetur fillimisht xhaketa që ajo mbante veshur, ndërsa pak më larg është zbuluar edhe telefoni celular i saj. Këto prova kanë shtuar dyshimet se vajza mund të jetë përfshirë në një situatë të rrezikshme pak para zhdukjes. Sipas dëshmisë së një shoqeje të saj,...
Burimi:
sot.com.al