E rëndë/ Ra nga një skelë në një kantier ndërtimi, humb jetën në ambientin e punës 52-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

E rëndë/ Ra nga një skelë në një kantier ndërtimi, humb jetën në ambientin e punës 52-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 52-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës, pasi ka rënë nga një skelë në një kantier ndërtimi. Viktima është Murat Tafçiu, 52 vjeç, me origjinë shqiptare. Mediat italiane shkruajnë se ishin kolegët e tij ata që panë ngjarjen dhe lajmëruan ambulancën. Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje, por 52-vjeçari ndërroj jetë për shkak të plagëve të marra. Kompania e ndërtimit me qendër në Carpi, duke i shprehur ngishëllime me familjen e punëtorit, thekson se po bashkëpunon me autoritetet për të rindërtuar pikërisht atë që ndodhi. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryebashkiaku i qytetit, ku jetonte shqiptari i ndjerë. Ai i shprehu ngushëllimet familjes, ndërsa theksoi se autoritetet po hetojnë më shumë mbi...