E rëndë/ Qeni kafshon 10-vjeçaren dhe e tërheq zvarrë për disa metra
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec. Një vajzë 10-vjeçare është sulmuar nga qeni i fqinjit, ngjarja ka ndodhur në hyrje të lagjes “Goricë”. Sipas informacioneve, në momentin e ngjarjes kanë qenë dy vajza të mitura. Njëra prej tyre është kafshuar nga qeni dhe është tërhequr zvarrë për disa metra, duke pësuar lëndime. Banorët e lagjes raportojnë se situata me këtë qen ka qenë problematike prej kohësh, duke u kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për komunitetin. Burime bëjnë të ditur se pavarësisht ankesave dhe apeleve të përsëritura, poseduesi i qenit, nuk ka marrë masa për të parandaluar rrezikun. Ngjarja është referuar për procedim penal, ndërsa e mitura po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Pogradecit.
Burimi:
argjiroja.net