E rëndë/ Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës
Një punëtor ka humbur jetën sot në një gurore në zonën e Dajtit pasi u përplas nga një fadromë gjatë punës. Ngjarja ndodhi teksa mjeti i punës po lëvizte mbrapsht në ambientet e subjektit. Si pasojë e përplasjes, 43-vjeçari me inicialet A. Xh. humbi jetën. Pas ngjarjes, policia arrestoi drejtuesin e fadromës, personin me inicialet I. Ç., 56 vjeç. Ai dyshohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Rasti po hetohet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit në vendin e punës. Njoftimi i plotë i policisë: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4: -arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin I. Ç., 56 vjeç, pasi dyshohet se gjatë punës në një...
Burimi:
sot.com.al