Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Një konflikt ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Nartës, mes punonjësve të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (INUV) dhe tre shtetasve, I. D., 58 vjeç, D. D., 27 vjeç dhe F. D., 23 vjeç. Policë të rastësishëm rrugorë që kanë qëlluar aty pranë kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit por edhe ata janë goditur fizikisht nga tre personat e përmendur më lart. Gjatë ndërhyrjes dhe në përpjekje për të ndalur sulmin fizik, njëri prej punonjësve të Policisë ka përdorur armën e shërbimit duke qëlluar në ajër, pa shkaktuar lëndime. Si pasojë e goditjeve, dy punonjësit e Policisë janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Detaje nga policia: Sot, rreth orës 12:20, shërbimet...