E rëndë në Tiranë! Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, humb jetën 47-vjeçari
Një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në një ngjarje që dyshohet të jetë vetëvrasje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, rreth orës 21:40, në rrugën “Sotir Caci”. Sipas të dhënave paraprake, shtetasi me iniciale B. G. dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke përdorur një armë zjarri pistoletë brenda në banesën e tij. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Burimi:
sot.com.al