E rëndë në Itali, shqiptari goditet për vdekje nga treni
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Itali, ku ka humbur jetën në mënyrë tragjike një emigrant shqiptar, i cili u godit nga treni. Ngjarja ndodhi në Ankona, rreth orës 07:00, në stacionin e trenit të linjës Pescara-Milano. Viktima është një shqiptar 53-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur. Policia hekurudhore dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje për të shpëtuar këmbësorin, por pa sukses. Sipas raporteve fillestare, akti dyshohet se ishte i qëllimshëm. Kjo e bazuar në deklaratat e një dëshmitari që e pa 53-vjeçarin që jetonte në Merano, të binte qëllimisht në shina, ndërsa një tren i ‘Frecciarossa’ po afrohej nga jugu. Skena ka qenë tronditëse për udhëtarë dhe qytetarë të shumtë, teksa hetimet janë në proces për zbardhjen e...
Burimi:
argjiroja.net