Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Katër alpinistë kanë humbur jetën pasi u zunë nga një ortek në malet Vardousia, në zonën e Fokidës në Greqinë qendrore, njoftuan autoritetet. Tre prej viktimave, të gjithë burra, ishin raportuar të zhdukur mbrëmjen e së enjtes, ndërsa po ndiqnin një shteg nga fshati Athanasios Diakos drejt majës Korakas, e cila arrin lartësinë 2.495 metra. Familjarët deklaruan se përpjekjet për t’i kontaktuar me telefon kishin dështuar për shkak të mungesës së sinjalit. Viktima e katërt është një grua rreth të 30-ave, e cila besohet të ketë qenë partnerja e njërit prej alpinistëve. Ajo nuk ishte raportuar më parë si e zhdukur. Operacioni i kërkim-shpëtimit nisi herët të premten, me pjesëmarrjen e ekipeve tokësore, dronëve dhe qenve të trajnuar. Sipas burimeve të shërbimit zjarrfikës, dy nga...