E rëndë në Gjirokastër, punëtori bie nga lartësia, dërgohet me helikopter në Spitalin e Traumës
Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër, ku një punonjës i shërbimeve publike ka rënë nga lartësia e një godine duke pësuar dëmtime të rënda. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi me inicialet D. K., punonjës i shërbimeve publike, ka qenë duke punuar së bashku me kolegët për pastrimin e godinës. Gjatë punës, dyshohet se ka rënë nga lartësia e katit të tretë të ndërtesës. Si pasojë e rënies, punëtori është në gjendje të rëndë shëndetësore. Menjëherë pas ngjarjes, është kryer transportimi urgjent me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar mjekësor. Policia e Shtetit ende nuk ka bërë një reagim zyrtar për ngjarjen.
Burimi:
argjiroja.net