E rëndë në Gjirokastër, nëna braktis në maternitet foshnjën e porsalindur
POLICIA E SHTETIT Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Gjirokastrës, ku një 42-vjeçare është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka braktisur foshnjën e saj të porsalindur. Sipas njoftimit zyrtar të Policia e Shtetit, specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal ndaj shtetases me iniciale E. A., banuese në Gjirokastër. Nga të dhënat paraprake mësohet se 42-vjeçarja ka braktisur me deklaratë foshnjën që ka lindur më datë 21 mars 2026, në maternitetin e spitalit të Gjirokastrës. Materialet procedurale i janë kaluar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij...
Burimi:
argjiroja.net