E rëndë në Elbasan/ Një person gjendet pothuajse i djegur në banesë (EMRI)
Elbasan – Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku një person është gjetur pothuajse i djegur në një ambient të përshtatur si banesë, në katin e parë të një pallati. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse është bërë pas sinjalizimeve të banorëve për erë djegie dhe tym. Zjarrfikësit kanë hapur me forcë qepenin e ambientit, ku kanë gjetur një person të identifikuar si Edmond Angjeli, në gjendje të rëndë shëndetësore, pothuajse të djegur dhe në koma. Për shkak të plagëve të marra, Angjeli ka ndërruar jetë.
Burimi:
sot.com.al