E rëndë në Durrës! Foshnja humbi jetën pak orë pas lindjes, e pëson mjeku

E rëndë në Durrës! Foshnja humbi jetën pak orë pas lindjes, e pëson mjeku

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Durrës, ku një foshnjë ka humbur jetën pak orë pas lindjes, në datë 19 shkurt të këtij viti. Bëhet me dije se nga Spitali i Durrësit është raportuar se foshnja ka ndërruar jetë në shtëpi, pasi ka dalë nga materniteti. Ndaj mjekut gjinekolog ka nisur edhe procedimi penal. Njoftimi i Policisë: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. Sh., 43 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në Spitalin Rajonal Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasja A. B., se më datë 19.02.2026, ka lindur foshnjën e saj në maternitetin e këtij spitali dhe pretendon se për shkak të neglizhencës së mjekut, foshnja ka...