E rëndë/ Lezha ‘zgjohet’ me shpërthim tritoli, shkrumbohet automjeti i efektivit të policisë

E rëndë/ Lezha ‘zgjohet’ me shpërthim tritoli, shkrumbohet automjeti i efektivit të policisë

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, një sasi tritoli i është vendosur një automjeti në pronësi të një efektivi policie. Burime bëjnë me dije se mjeti i përket efektivit me inicialet G.Gj., i cili shërben në strukturat e Policisë në Lezhë. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa automjeti është dëmtuar rëndë. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorët e vendosjes së lëndës plasëse. Autoritetet po punojnë për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar nëse...