E rëndë/ Humbasin rrugën në malin e Çikës 2 të rinj gjermanë, ekipet e Policisë dhe Zjarrfikëses në terren
Dy turistë gjermanë nga 18-vjeç kanë humbur orientimin dhe kanë humbur rrugën pasditen e sotme teksa po eksploronin malin e Çikës në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, ata kishin nisur ecjen rreth orës 15:00, por gjatë itinerarit kanë dalë nga pjesa tjetër e grupit dhe nuk kanë mundur të gjejnë rrugën e kthimit. Menjëherë pas njoftimit janë nisur drejt zonës shërbimet e Policisë dhe ekipet zjarrfikëse për lokalizimin dhe nxjerrjen e tyre në një vend të sigurt. Po ashtu, për në vendngjarje është nisur edhe një ekip i Delta Force dhe staf mjekësor. Burimet bëjnë me dije se njëri prej turistëve është rrëzuar dhe ka pësuar dëmtime, prandaj ekipet e shpëtimit po punojnë për të siguruar transportin e tij nga terreni i vështirë drejt një zone...
Burimi:
sot.com.al