E rëndë/ Burri vret gruan dhe më pas veten, ishin në prag divorci (Emri)
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Orikum, ku një grua rreth 40 vjeçe, e identifikuar me inicialet S. Xh., është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Sipas informacioneve paraprake, në trupin e viktimës është konstatuar një shenjë në qafë, ndërsa autor i dyshuar i ngjarjes është bashkëshorti i saj, me të cilin ajo ishte në proces divorci. Burime nga hetimi bëjnë me dije se autori i dyshuar, i identifikuar si Llogora Xhebro, pas kryerjes së krimit, dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, pak më larg banesës ku ndodhi ngjarja. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes dhe verifikimin e të gjitha...
Burimi:
argjiroja.net