E mitura konsumon dozë të lartë ilaçesh në Korçë, përfundon në spital
Një 17-vjeçare sapo është çuar në urgjencën e spitalit të Korçës pasi dyshohet se ka pirë një dozë të lartë ilaçesh. Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë, ndërsa nga burimet mësohet se e mitura ka dashur ti japë fund jetës me mbidozë ilaçesh. Vajza është gjetur nga familjarët në banesë në lagjen 18. Nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore pasi mjekët po i japin ndihmën e nevojshme. Policia ndodhet në spital për të bërë hetimet lidhur me shkaqet që çuan të miturën drejt këtij akti.
Burimi:
ntv.al