“E humbi bastin me Iranin”: Ja si i dogji Pekini 400 miliardë dollarë

“E humbi bastin me Iranin”: Ja si i dogji Pekini 400 miliardë dollarë

Kina i ka kaluar vitet e fundit duke u përqendruar te Irani si shtylla kryesore e strategjisë së saj në Lindjen e Mesme. Ky ka qenë një investim masiv politik, ekonomik dhe energjetik, i vlerësuar në rreth 400 miliardë dollarë në infrastrukturë, energji dhe bashkëpunim strategjik. Megjithatë, sot ky bast duket gjithnjë e më i brishtë. Operacionet ushtarake që kanë synuar infrastrukturën bërthamore dhe ushtarake të Iranit në javët e fundit kanë vënë në pikëpyetje rolin e Teheranit si partner strategjik i Pekinit. Në fakt, Irani konsiderohej një pjesë kyçe në rrjetin e aleancave që Kina ka ndërtuar gjatë viteve me disa vende armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara. Basti i Kinës ndaj Iranit Projekti Dragon mori formë veçanërisht në vitin 2021, kur Kina dhe Irani...