E goditën me leva metalike, i riu sulmohet barbarisht nga 3 persona
Në orët e para të mëngjesit, një ngjarje e rëndë dhune është raportuar në zonën e Zogu i Zi, në Tiranë. Sipas informacionit paraprak, rreth orës 05:00, një i ri dyshohet se është sulmuar brutalisht nga tre persona, të cilët e kanë goditur me leva metalike. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i dëmtuari ka marrë plagë të shumta në trup si pasojë e goditjeve, ndërsa është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore. Autorët e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas sulmit, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të këtij akti të dhunshëm.
Burimi:
ntv.al