E frikshme/ Çahet rruga në aksin Kuç-Qeparo, rrezik aksidenti për shoferët
Rruga Kuç-Qeparo ka pësuar një çarje të madhe në anësoren e saj, duke krijuar një kanal të madh që mund të rrezikojë sigurinë e drejtuesve të automjeteve. Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale nga vendngjarja tregojnë asfaltin e çarë, ku është formuar një kanal i thellë, i cili mund të shkaktojë aksidente. Dyshohet se çarja është shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin ditët e fundit. Fatmirësisht, deri tani nuk ka pasur raportime për aksidente të shkaktuara nga dëmtimi i rrugës.
Burimi:
argjiroja.net