E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok

E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok

Një vit pas bllokimit, rrjeti social TikTok do të jetë i aksesueshëm në të gjithë territorin e Shqipërisë. Këshilli i Ministrave ka marrë sot vendimin për hapjen e aplikacionit pas bllokimit në muajin mars 2025. Nw vendimin e siguruar nga gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, thuhet se Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibemetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore të fushës, ndërmerr veprimet e nevojshme për realizimin e heqjes së masave për ndërprerjen e aksesit të kësaj platforme. VENDIMI Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 10, pika 1, 26, pika 212 pika, 2, 174, 177, pika 5, të ligjit nr.54/2024, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të neneve 32, pika 4, 32/1, 42 e 46, të ligjit nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në...