Dyshonte se kishte lidhje me gruan e tij, 44-vjeçari vret me çifte kryeplakun
Një ngjarje e rëndë ka tronditur në zonën e Makrynias, Lithovouni, Greqi, këtë të shtunë. Kryeplaku i kësaj zone është gjetur i ekzekutuar me çifte brenda makinës së tij. Sipas mediave greke, autor është një 44-vjeçar, i cili është vënë në pranga. Dyshohet se shkak për konfliktin është bërë gruaja e autorit, sipas të cilit, kjo e fundit kishte një lidhje me viktimën.
Burimi:
argjiroja.net