Dyshohet se vranë 20-vjeçarin Pavlin Preka, Gjykata e Shkodrës cakton masat e sigurisë për dy autorët e dyshuar
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Vasel Koçekun 43 vjeç dhe Klaudio Lisajn 20 vjeç, të dyshuar si autorë të vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka, ngjarje e ndodhur më 20 shkurt të këtij viti në zonën e Gucisë së Re, njësia administrative Rrethina. Vendimi u dha pas kërkesës së Prokurorisë së Shkodrës për dy të dyshuarit në krimin e rëndë. Prokurori Albert Murçaj, drejtues i Prokurorisë së Shkodrës, kërkoi masën më të rëndë të sigurisë, duke theksuar se ekzistojnë përgjime ambientale, një pjesë e të cilave vijojnë të jenë sekret hetimor, dhe që sipas tij përbëjnë bazë të fortë për dyshimet ndaj tyre. Nga ana tjetër, avokatët mbrojtës Arbër Raja dhe Blerim Bazhdari kërkuan që...
Burimi:
sot.com.al