Dyshohet se porositi vrasjen e Ardit Spahiut, Franc Çopja para gjykatës belge: Jam agjent imobilar
Sot, Franc Gergely Çopja, i njohur si “Çopja”, së bashku me tetë të tjerë, u paraqitën para Gjykatës së Krimeve të Rënda të Brukselit për t’u gjykuar lidhur me vrasjen e Ardit Spahiut, i cili u qëllua për vdekje në mesditë në Sint-Jans-Molenbeek. Media belge Le Soir thekson se Çopja njihet gjerësisht jashtë kufijve të gjykatës. Ai është pjesë e një klani të drejtuar nga vetë ai dhe vëllai i tij Hajdar Çopja, të cilët vetëm gjatë vitit 2020 importuan mbi 28 ton kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës. Sot, Franc Gergely po gjykohet si porositësi kryesor i vrasjes, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Mikael Qosja, është ende në arrati. Të dy jetonin në atë kohë në Dubai, duke përdorur identitete të shumta për të menaxhuar...
Burimi:
sot.com.al