Dyshohet se i preu rrugën, makina përplaset me motorin pranë spitalit të Beratit
Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në afërsi të Spitalit Rajonal Berat, në vendin e quajtur “Te Rrapi”. Një makinë tip ‘Volkswagen Caddy’ është përplasur me një motor. Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi motorit dhe pasagjeri. Të lënduarit ndodhen në spitalin e Beratit dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë motori që i ka prerë rrugën automjetit. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Burimi:
sot.com.al