Dyshohet se falsifikoi regjistrat e gjendjes civile në Memaliaj, nën hetim vajza nga Përmeti

Dyshohet se falsifikoi regjistrat e gjendjes civile në Memaliaj, nën hetim vajza nga Përmeti

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetases P. P., 34 vjeçe, banuese në Përmet. Sipas njoftimit zyrtar, 34-vjeçarja dyshohet se, gjatë kohës që ka qenë punonjëse e një institucioni në Memaliaj, ka kryer ndryshime në regjistrat e gjeneraliteteve të një shtetasi. Veprimet e dyshuara lidhen me ndërhyrje në të dhëna zyrtare, çka përbën vepër penale dhe është referuar për hetim. Materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për vijimin e veprimeve të mëtejshme procedurale.