Dyshohet se e mori rrjedha e përroit pas aksidentit në Klos, vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e një përroi, pas një aksidenti automobilistik në fshatin Dars, bashkia Klos. Në operacionin e kërkimit janë angazhuar familjarë të të riut, banorë të zonës, forca policie, zjarrfikëse nga bashkitë Mat dhe Klos, si edhe efektivë të Forcave të Armatosura. Kërkimet janë përqendruar përgjatë shtratit të lumit Mat, nga fshati Dars deri në Liqenin e Ulzës, ku derdhet lumi. Autoritetet bëjnë me dije se operacioni do të vijojë edhe në ditët në vijim, ndërsa familjarët e 30-vjeçarit mbeten në pritje dhe shpresë për gjetjen e tij, në një situatë që po bëhet gjithnjë e më e rëndë me kalimin e ditëve pa rezultat. Kujtojmë se në automjet në momentin e aksidentit...
Burimi:
sot.com.al