Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përfshirje në krim, AMP pezullon nga detyra policin

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përfshirje në krim, AMP pezullon nga detyra policin

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për caktimin e masave të sigurisë ndaj një punonjësi policie të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundraligjshme. Sipas njoftimit zyrtar, gjykata ka vendosur masat me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuara nga nenet 233, 234 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale. Masat janë vendosur ndaj inspektorit E.K., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan. Sipas AMP-së, efektivi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Përkrahje e autorit në krim”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 302...