DYSHIME PER KORRUPSION, ARRESTOHET ARTAN GRUBI
Është arrestuar të hënën ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili kërkohej për aferat e dyshuara të korrupsionit të profilit të lartë.Alsat M raportoi se ai është paraqitur në mënyrë vullnetare në Bllacë, në pikën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, krahas publikimit të disa fotografive nga momenti i arrestimit të Grubit nga Policia Kufitare e Maqedonisë së Veriut.Grubi është subjekt i një hetimi për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik, në kuadër të rastit që ka të bëjë me funksionimin dhe kontratat e lojërave elektronike të fatit, apo Lotarisë Shtetërore.Departamenti i Shtetit e ka futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara ish-kuadrin e Bashkimit Demokratik për Integrim për shkak të përfshirjes në “korrupsion...
Burimi:
ntv.al