Dy punonjëset vodhën miliona lekë/ Reagon Posta Shqiptare: Fondet e pensioneve nuk janë prekur
Pas procedimit penal ndaj dy punonjëseve të Zyrës Postare Bilisht në Korçë për dyshimet e përvetësimit të fondeve, Posta Shqiptare ka dalë me një reagim zyrtar për opinionin publik. Institucioni njofton se, pas konstatimit të parregullsive në administrimin e fondeve financiare, janë ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet administrative dhe ligjore të parashikuara nga ligji. Kontrolli i brendshëm ka evidentuar dyshime për mungesë fondesh dhe parregullsi në dokumentacionin financiar, ndaj është depozituar kallëzim penal pranë organeve të drejtësisë. Posta Shqiptare siguron qytetarët se fondet e pensioneve nuk janë prekur dhe shpërndarja e tyre vazhdon normalisht, duke garantuar vazhdimësinë e shërbimeve për të gjithë përfituesit. Institucioni thekson se do të bashkëpunojë plotësisht me organet e hetimit, duke vënë në dispozicion të gjitha dokumentet dhe informacionin e nevojshëm....
Burimi:
ntv.al