“Dy prej tyre jetonin…”/ Tragjedia në Austri, gazetarja jep detaje: Viktimat do të prehen në Kosovë

“Dy prej tyre jetonin…”/ Tragjedia në Austri, gazetarja jep detaje: Viktimat do të prehen në Kosovë

Një tragjedi ka ndodhur ditën e djeshme në Vjenë, ku disa punëtorë humbën jetën në vendin e tyre të punës, në një kantier ndërtimi në Alsergrund. Mes viktimave u raportua se ishin tre shqiptarë të Kosovës. Shembja e skelave ndodhi në një ndërtesë të vjetër të qytetit ku pjesa më e madhe e arkitekturës daton nga shekulli i 19-të. Gazetarja Gremisa Latifi tha se familjarët e viktimave janë në gjendje të rëndë emocionale. Ajo shtoi se viktimat, Pajtim Bajrami dhe Istref Zeka kishin më shumë se 15 vite që jetonin në Vjenë, dhe trupat e tyre pritet të prehen në Kosovë, ndërsa familjarët po bashkëpunojnë me institucionet për procedurat ligjore. “Kemi pasur mundësi të komunikojmë me familjarët e viktimave dhe gjendja e tyre është e...