Durrës, sekuestrohen mbi 7 mijë kg miell i skaduar

Durrës, sekuestrohen mbi 7 mijë kg miell i skaduar

Dogana e Durrësit ka sekuestruar miell të skaduar në një piceri në qytet. “Gjatë kontrollit fizik në ambientet e një subjekti tregtar të pajisur me autorizim për përdorimin e Regjimit të Përpunimit Aktiv, ka bllokuar mallra që u kishte kaluar afati i përdorimit, referuar datës së skadencës”, njoftoi Dogana Durrës. Nga punonjësit e doganës është bllokuar 2500 kg miell orizi, me datë skadence 01.04.2025 dhe 5150 kg miell për pica, me datë skadence 07.04.2025. “Dogana e Durrësit ka nisur procedurat, në bashkëpunim me strukturat e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në përmbushje të kompetencave përkatëse, deri në asgjësimin e mallit. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave shpreh angazhimin maksimal për zbatimin e ligjshmërisë dhe nxit operatorët ekonomikë për respektimin e detyrimeve, me qëllim garantimin e sigurisë dhe...