Durim Bami, nga dëshmitar atentatesh në objektiv eliminimi. Historia mes drejtësisë dhe hakmarrjes
Deri në momentin që u publikua kjo video në mars të vitit 2015, pak kush kishte dëgjuar për emrin e tij. Por pas publikimit të saj, emri i Durim Bamit do lakohej çdo ditë e më shpesh. Përgatitja e një atentati ndaj dy deputetëve të asaj kohe, Tom Doshi dhe Mëhill Fufi, ngjante si një skenar filmi. Disa e besuan, por të shumtë ishin ata që e panë më tepër si një teatër. Madje shumë të tjerë nisën të bënin edhe humor, pa e menduar se në atë histori mund të kishte diçka të vërtetë. Më 3 mars të vitit 2015, Policia njoftoi se kishte arrestuar personin e dyshuar si atentator që ishte paguar për ekzekutimin e deputetëve Tom Doshi e Mëhill Fufi. Ai ishte...
Burimi:
sot.com.al