Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
“Duhet të kemi durim, gjendja atmosferike e zgjatur dhe e rëndë”! Rama: Njerëzit duan solidaritet, jo britma e shpifje
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në godinën qeveritare Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar problematikën e përmbytjeve në mbarë vendin. Në fjalën e tij, Rama tha se kjo situata ka prekur të gjithë rajonin dhe Europën. Shefi i qeverisë tha se në një situatë si kjo nuk kërkohen fajtorë, por të ndihmojmë njerëzit. Pjesë e mbledhjes janë ministritë e linjës, përgjegjëse për të menaxhuar situatën: Ministria e Mbrojtjes, e Brendshme, e Financave, Energjia, Infrastruktura, Bujqësia si dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria, ashtu si vendet e rajonit dhe Evropës, nuk po përjeton vetëm mot të keq, por një gjendje atsmoferike të zgjatur e të rëndë. Në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile, Rama u shpreh...