“Duhet të adaptohemi”, eksperti tregon vendet e punës që po rrezikohen nga inteligjenca artificiale
I ftuar në nje studio televizive, eksperti Erald Pashaj deklaroi se inteligjenca artificiale po transformon me shpejtësi tregun e punës, duke vënë në rrezik një gamë të gjerë profesionesh. Sipas tij, zhvillimet teknologjike nuk janë më një parashikim për të ardhmen, por një realitet që tashmë po ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si punohet dhe operojnë bizneset. Pashaj theksoi se sektorë si call center-et janë ndër më të prekurit, pasi inteligjenca artificiale tashmë është në gjendje të kryejë thirrje telefonike, të japë përgjigje dhe të kontrollojë cilësinë e shërbimit. Ai shtoi se shumë procese që dikur kërkonin ndërhyrje njerëzore po automatizohen, duke rritur efikasitetin për kompanitë, por njëkohësisht duke reduktuar nevojën për fuqi punëtore. “Të gjitha vendet e punës janë të rrezikuara nga inteligjenca artificiale....
Burimi:
sot.com.al