“Dua të divorcohem!”/ Morën forcërisht në makinë dhe dhunuan 30-vjeçaren në Këlcyrë, arrestohen burri, vëllai dhe xhaxhai i saj
Ekzekutohen masat e sigurisë për 4 shtetas që ishin në hetim pasi dyshohet se i hoqën lirinë një 30-vjeçareje (familjare e tyre) dhe e dhunuan atë, për shkak të një konflikti në familje. Pas hekurave ranë shtetasit me inicialet A. A., 34 vjeç (vëllai i 30-vjeçares) dhe S. A., 54 vjeç (xhaxhai i 30-vjeçares), të dy banues në Tiranë. Këta shtetas u lokalizuan dhe u kapën në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë. Po ashtu u arrestua shtetasi me inicialet L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë (bashkëshorti i 30-vjeçares). Shkak i sherrit ishte bërë kërkesa e 30-vjeçares për t’u divorcuar me 43-vjeçarin. NJOFTIMI I POLICISE Seksioni për Hetimin e Krimeve i Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin e...
Burimi:
argjiroja.net