“Dua ta gjej, që ta di ku do të prehet”/ Dyshohet se e mori rrjedha, flet vëllai i 30-vjeçarit: Ku ti vendos një lule
Vijojnë përpjekjet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit, Jurgen Karajt edhe pas 20 ditësh. Vëllai i tij në një lidhje të drejtpërdrejtë, u shpreh se kërkon të gjejë trupin e të vëllait. “Dua ta gjej, ta di ku është. Ku ti vendos një lule”, u shpreh i prekur i vëllai. “Kemi 20 ditë që kërkojmë trupin. Dua ta gjej, ta di ku është. Ku t’i vendos një lule, ta di se ku do të prehet. Autoritetet kanë kërkuar për ta gjetur, por asnjë shenjë deri tani. Kemi kërkuar deri në liqenin e Ulzës. Në vendngjarje përveç meje, ndodhen FSK, policia dhe bashkia”, u shpreh ai. 30-vjeçari dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit të fshatit Dars, duke e çuar më pas në lumin Mat....
Burimi:
sot.com.al