Dron iranian godet aeroportin ndërkombëtar të Kuvajtit, çifti shqiptar në panik

Dron iranian godet aeroportin ndërkombëtar të Kuvajtit, çifti shqiptar në panik

Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, pas sulmeve të ndërmarra nga SHBA dhe Izraeli ndaj objektivave në Iran, ndërsa Teherani ka reaguar me kundërsulme ndaj Izraelit dhe bazave amerikane në rajon. Mes objektivave të goditura rezulton edhe aeroporti ndërkombëtar i Kuvajtit. Sipas mediave shtetërore kuvajtiane dhe raportimeve të huaja, një dron i lëshuar nga Irani ka goditur Kuwait International Airport, duke shkaktuar plagosje të lehta të disa punonjësve dhe dëme materiale. Autoritetet kanë aktivizuar menjëherë protokollet emergjente, kanë siguruar zonën dhe kanë nisur vlerësimin e situatës. Sipas deklaratave zyrtare, situata është “nën kontroll”, ndërsa siguria e pasagjerëve dhe stafit mbetet prioritet. Fluturimet po monitorohen nga afër. Një çift shqiptarësh që jetojnë dhe punojnë në...