Drejtori i Policisë, Ilir Proda nderohet nga shoqata ”Profesionistët e Lirë për Shqipërinë”

Drejtori i Policisë, Ilir Proda nderohet nga shoqata ”Profesionistët e Lirë për Shqipërinë”

Nëpërmjet titullit të akorduar Drejtorit të Përgjithshëm, Ilir Proda, shoqata ‘Profesionistët e Lirë për Shqipërinë” vlerësoi punën e mirë të Policisë së Shtetit, si dhe përkushtimin dhe profesionalizmin e saj. Kryetari i Shoqatës, Fatjon Softa, falënderoi drejtorin Proda për mbështetjen e dhënë për emisionin “Alo Policia – Siguria në Fokus”, si hapësirë komunikimi që lidh qytetarët, me shërbimet e Policisë, si dhe për bashkëpunimin në kuadër të institucioneve të sigurisë publike, si dritare komunikimi që sjell pranë qytetarëve, shërbimet, përkushtimin dhe sakrificat e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda vlerësoi rëndësinë e medias, si urë lidhëse mes Policisë dhe qytetarëve, si dhe rolin e emisionit “Alo Policia”, për pasqyrimin e punës dhe sakrificës së qindra,...