Drejtësia liroi autorët e dyshuar, shteti procedon penalisht babain e Martin Çeços për kërcënim
Një veprim i konsideruar absurd dhe tronditës ka ardhur nga institucionet ligjzbatuese në Korçë, ku pas lirimit nga burgu të autorëve të dyshuar të vrasjes së Martin Çeços, tani procedohet penalisht babai i tij, 70-vjeçari Nevzat Çeco. Policia ka nisur procedim penal ndaj të moshuarit për veprën penale “kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje”, pas deklaratave të tij publike në media, ku shprehte revoltën dhe dëshpërimin e thellë pas vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për t’u ndryshuar masën e sigurisë autorëve të dyshuar nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”. Deklaratat e Çecos erdhën si reagim emocional ndaj vendimit gjyqësor, të cilin ai e cilësoi si padrejtësi të rëndë dhe barazim të arrest-shtëpisë me lirim. Në gjendje të rënduar psikologjike, babai i...
Burimi:
sot.com.al