Dosje për SPAK, ja si Belinda Balluku dha leje për Park Fotovoltaik për familjarët e vartësve të saj, nga Blendian…

Dosje për SPAK, ja si Belinda Balluku dha leje për Park Fotovoltaik për familjarët e vartësve të saj, nga Blendian…

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përqëndruar hetimet për ish-zëvendës kryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tek abuzimet me disa tendera. Por me shtrirjen e hetimeve do zbulohet një korrupsion i frikshëm dhe sistematik, i ndërtuar me kujdes përmes një rrjeti të drejtorëve të saj më të besuar. Nëse drejtësia nis hetime të thelluara në sektorin energjetik, do të zbulojë se të njëjtët personazhe, tashmë veç milionave kanë marrë edhe leje për parqe fotovoltaike. Gjatë kohës që Blendian Dalipi drejtonte disa prej dikasterve më të rëndësishme në varësi të Belinda Ballukut, kompania në pronësi të babait të tij, përfiton 30 milionë euro pagesa nga buxheti i shtetit, po nga dikasteret në varësi të Ballukut. Më pas, nga 30 milionë euro, 11 milionë kanalizohen...