Dosja “Partizani”/ Mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme, pritet që avokatët të paraqesin emrat e dëshmitarëve
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet procesi për dosjen “Partizani” me të pandehur kryesor ish-kryeministrin Sali Berisha. Gazetarja Klodiana Lala tha se avokatja Klodiana Gjyzari po paraqet parashtrimet e saj për çështjen duke kundërshtuar provat e SPAK. Pritet që gjatë kësaj seance avokatët të paraqesin dhe emrat e dëshmitarëve që kërkojnë të pyeten në proces. Lidhur me faktin se si ka përfituar Berisha nga vizita e një artisti të huaj, do ta përcaktojë SPAK, bëhet fjalë për artistin Riccardo Cocciante që është përmendur në aktakuzë. Sipas avokates para fushatës, falen gjoba favorizohen kompani dhe prokuroria si konsideron shkelje. Në seancë, gjithashtu avokatja përmend deklaratat e kryeministrit Edi Ramës që sipas saj ai bën thirrje publike që Berisha të ndiqet penalisht.
Burimi:
sot.com.al