Dosja “Metamorfoza”/ SPAK kërkon 40 dëshmitarë në gjyq për krimet, do pyeten për vrasjen mafioze të Gjin Boriçit
Tension dhe debate të ashpra kanë shoqëruar seancën e radhës për dosjen “Metamorfoza”, ku Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar thirrjen e 40 dëshmitarëve në gjyq për akuzat e rënda që lidhen me veprimtarinë e një grupi të strukturuar kriminal. Prokurorët kërkojnë marrjen në pyetje të dëshmitarëve për vrasjen e Gjin Boriçit në gusht 2020 si dhe për sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjes ndaj Kleanthi Musabellit, akuza që sipas SPAK janë realizuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Debati më i fortë në sallë u përqendrua te komunikimet e aplikacionit SKY ECC dhe mospërputhja e pretenduar e orareve të bisedave me kohën e vrasjes së Gjin Boriçit. Ish-kreu i SPAK, Arben Kraja, deklaroi se orari i serverave...
Burimi:
sot.com.al