Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet…
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka dhënë pretencën për 7 të pandehurit e dosjes 5D, mes tyre edhe ish drejtorët e bashkisë Tiranë, duke kërkuar në total 39 vite burg.Konkretisht SPAK, ka kërkuar 11 vite burg për ish-drejtorin e Bashkisë së Tiranës Redi Molla, 9 vite burg për ish-drejtorin Mariglen Qaton dhe 4 vite për Taulant Tushen.Po ashtu tre ish drejtorët e Bashkisë, Molla, Qato dhe Tushe kanë edhe dënim plotësues, 5 vjet heqje të drejtës për ushtrim të funksioneve publike.Ndërkohë për të pandehurit e tjera, Enton Punavija dhe Julian Zanaj SPAK ka kërkuar secilit 3 vite burg, për Alban Jankun 2 vite burg dhe për Nestor Muhametllari 7 vjet heqje lirie. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse...
Burimi:
sarandanews.com