Dosja e ‘Bankers’/ SPAK u komunikon akuzën pesë prej të akuzuarve (EMRAT)

Dosja e ‘Bankers’/ SPAK u komunikon akuzën pesë prej të akuzuarve (EMRAT)

SPAK u ka komunikuar akuzën Fatmir Hoxhaj, Alban Beqaj, Ergy Cirici, Elvira Plaka dhe Ridvan Zoto që akuzohen për dosjen e “Bankers”. Konkretisht ata akuzohen për veprën penale shpërdorim detyre dhe shkak i komunikimit të akuzave janë afatet që parashikon vepra penale për të parandaluar parashkrimin. Ndërsa për pjesën tjetër, që akuzohen për vepra penale si korrupsioni, pastrimi i parave dhe grup krominal po vijon hetimi dhe nuk iu është bërë ende komunikimi i akuzës. Subjektet kryesore të kësaj dosje janë ish-administratori i Bankers Petroleum Leonidha Çobo, ceo kinez Hong Ping Xiao, ndërsa në kërkim janë edhe disa shtetas të huaj. Drejtuesi i Bankers Hongping Xiao dhe ish-drejtori i përgjithshëm, Leonidha Çobo, u arrestuan nën akuzat e mashtrimit, pastrimit të parave dhe abuzimit me detyrën...