Dosja e AKSHI-T trondit/ Dyshime për pastrim parash, 10 milionë euro përmes çokollatave

Dosja e AKSHI-T trondit/ Dyshime për pastrim parash, 10 milionë euro përmes çokollatave

Hetimet e zhvilluara nga SPAK në kuadër të dosjes AKSHI, kanë nxjerrë në pah edhe dyshime për një skemë transferimi dhe pastrimi parash. Konkretisht, gjatë viteve 2018, 2020 dhe 2021, një shumë totale prej rreth 10 milionë eurosh është transferuar përmes faturimeve drejt një subjekti që ushtron aktivitet në fushën e shpërndarjes së çokollatave dhe biskotave. Nga të dhënat e dosjes rezulton se ndër personat e proceduar ndodhet edhe biznesmeni Rogers Rryta. Sipas hetimeve, ai dhe babai i tij zotërojnë shoqërinë “Mega Distribution”, e cila ushtron aktivitet në fushën e import-eksportit të produkteve ushqimore dhe veshjeve. Në deklarimet e dhëna përpara Byrosë Kombëtare të Hetimit, Rogers Rryta ka pohuar se, në sektorin e produkteve ushqimore, subjekti që ai përfaqëson ka përfaqësinë e kompanisë “Ülker” dhe...