Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Dosja e AKSHI-t, gazetari zbardh bisedat e përgjuara të Agasit me biznesmenët
Gazetari, Eni Ferhati në një lidhje live nga SPAK ka zbuluar detaje nga përgjimet e dosjes së AKSHI-t. Në këto përgjime janë zbardhur bisedat e Ergys Agasit duke biseduar me sipërmarrës të tjerë dhe drejtoreshën. Ai thekson se Agasi ka zhvilluar disa takime dhe biseda me biznesmenë dhe drejtoreshën e AKSHI-t. “Kemi arritur të sigurojmë materiale nga dosja e SPAK për dosjen për abuzimet me tenderat nga AKSHI lidhur me hetimet disa mujore të Prokurorisë së Posaçme. Ajo që bie në sy në këtë dosje, janë disa komunikime qe janë arritur të sigurohen nga SPAK. Gjithçka është transkriptuar nga një kamera e vendosur në zyrën e Ergys Agasit, nga kjo kamera sigurie e vendosur në zyrën e biznesmenit janë regjistrua personat që shkonin ne zyre...