Dorian Ducka në Europa Forum Lech: Në qendër të diskutimeve për rolin e Europës në krizat globale dhe…
Sipërmarrësi dhe këshilltari strategjik ndërkombëtar Dorian Ducka mori pjesë në Europa Forum Lech, një nga platformat më elitare të dialogut politik dhe ekonomik në Europë, që zhvillohet çdo vit në Lech am Arlberg, Austri. Në një kohë kur Europa përballet me sfida të shumanshme – nga tensionet gjeopolitike dhe konfliktet në kufijtë e saj, deri te transformimet në tregjet globale të energjisë – Europa Forum Lech shërben si një hapësirë kyçe për artikulimin e strategjive dhe koordinimin e përgjigjeve ndërkombëtare. Forumi mbledh vendimmarrës të nivelit të lartë, diplomatë, liderë biznesi dhe ekspertë për të diskutuar drejtimin e ardhshëm të kontinentit dhe pozicionimin e tij në rendin global. Gjatë pjesëmarrjes së tij, Ducka zhvilloi takime me presidentin e forumit dhe ish-komisionerin europian Günther Oettinger, ku në...
Burimi:
sot.com.al