DOKUMENTI – Rama njoftoi shtyrjen pas vendimit të Kushtetueses, PD kërkesë për mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve

DOKUMENTI – Rama njoftoi shtyrjen pas vendimit të Kushtetueses, PD kërkesë për mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve

Pesë anëtarët e PD në Këshillin e Imunitetit kanë kërkuar që të martën, ora 11.00, të mblidhet Këshilli për Imunitetin për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Lajmin e ka bërë me dije Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në një deklaratë ku shprehet se duhet te diskutohet autorizimi për arrestimin apo heqjen e lirisë ndaj zëvendëskryeministres, ministres dhe deputetes Belinda Balluku. “Sot, ne 5 anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, i kemi dërguar një kërkesë urgjente Kryetarit të Kuvendit për të mbledhur Këshillin e Mandateve nesër në orën 11:00, për të vijuar shqyrtimin e kërkesës së SPAK-ut, me anë të së cilës kërkohet autorizimi për arrestimin apo heqjen e lirisë...